Policia e Kosovës ka vazhduar të shqiptojë gjoba në bazë të Ligjit COVID-19.
Sipas njoftimit nga Policia vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2048 tiketa dënimi.
Ndërkohë që nga Instituti i Shëndetit Publik është bërë thirrje sot që të respektohen masat dhe të shmangen tubimet publike, për shkak se numri i vdekjeve dhe i rasteve të infektimit vazhdon të mbetet i lartë.
Qeveria ka vendosur masa kundër COVID-19. Ndër të tjera obligative është edhe mbajtja e maskës, gjithashtu është kufizuar edhe orari i lëvizjes nga ora 22:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqiptohen 312 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Policia shqipton 418 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19
-
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 932 gjoba për shkelje të masave anti-COVID
-
Rreth 2 mijë gjoba brenda një dite për mosrespektim të masave kundër COVID-19
-
2.238 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID në 24 orët e fundit