Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Besfort Rrecaj, ka vlerësuar se Rusia nuk ka arritur objektivat e saj në Ukrainë, përkundrazi, ka pësuar humbje të mëdha gjeopolitike.
Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin kishte për qëllim nënshtrimin e Ukrainës ose ndërrimin e regjimit në Kiev, por ndihma e vendeve perëndimore, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe rezistenca ukrainase e kanë pamundësuar këtë skenar. Ai shtoi se, ndonëse Rusia ka pushtuar rreth 20% të territorit të Ukrainës që nga fillimi i luftës më 2022, ofensiva e saj njëvjeçare nuk ka sjellë fitime të reja të rëndësishme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë një viti ofensivë, Rusia nuk ka arritur të pushtojë më shumë territor sesa një Kosovë. Përkundër kësaj, ajo ka humbur pozitën e saj ndërkombëtare dhe ndikimin në vende të tjera, si Siria, Armenia dhe Moldavia”, deklaroi Rrecaj në “60 Minuta” të KTV-së.
Ai theksoi se sanksionet evropiane do të fillojnë të kenë ndikim real te Rusia, pasi rezervat financiare të saj po shterojnë.
Duke folur për qëndrimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Rrecaj ka thënë se pozicioni i tij e bën situatën më komplekse, pasi qëndrimet i ka të paqarta.
“Nuk po mund ta lexojmë çfarë synon Trumpi. Ai po jep mesazhe të ndryshme, dhe ka paqartësi edhe brenda ekipit të tij”. theksoi ai, duke shtuar se çështja e Krimesë mund të jetë një sakrificë e detyruar për Ukrainën.
Rrecaj foli edhe për takimin mes Trumpit dhe presidentit francez Emmanuel Macron në Uashington, duke analizuar gjuhën e tyre trupore.
“Sipas studimeve, 70% e komunikimit është përmes gjuhës trupore. Në rastin e Macronit dhe Trumpit, gjuha e tyre trupore ka qenë jashtëzakonisht pozitive, që tregon për një linjë të përbashkët mes Evropës dhe SHBA-së”, ka thënë ai.
Ai përmendi gjithashtu se Trumpi po e shtyn politikë transaksionale, e cila nuk bazohet në vlera, por në interesa konkrete, duke e parë këtë si qasje të realizmit parimor në politikën ndërkombëtare.