Profesor i së drejtës ndërkombëtare, Besfort Rrecaj, ka thënë se vizita e zëvendëssekretarit të Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, e riafirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi Kosovës.
Verma të premten qëndroi në Prishtinë ku pati takimet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrecaj ka thënë se vizita e tij është e një rëndësie të veçantë.
“Vizitë jashtëzakonisht e rëndësishme që e riafirmon angazhimin amerikan karshi Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve afatgjatë, në kuptimin e aspiratave të Kosovës për një partneritet strategjik me SHBA-në dhe krijimin e një raporti special. E rikonfirmon në këtë vorbullën e problemeve ndërkombëtare përkushtimin amerikan për paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai në “60 Minuta” të KTV-së.
Për Dialogun Strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së, për të cilin presidentja Osmani njoftoi se do ta nënshkruajnë së shpejti, Rrecaj u shpreh se synon të nisë zhvillime të caktuara politike dhe ekonomike në pajtim me vlerat e SHBA-së.
“Dialogje të tille, SHBA-ja ka me një mori vendesh të tjera. Me Maqedoninë e Veriut e ka nënshkruar në vitin 2022. Këto dialogje strategjike kërkojnë të ngërthejnë dhe nxisin zhvillimet e caktuara politike dhe ekonomike në botë në pajtim me vlerat që i mbron SHBA-ja. Në këtë aspekt pres që ky dialog të fokusohet në tri-katër shtylla kryesore të cilat janë të përcaktuara si shtetet e tjera. Si shtyllë e parë është përqafimi i vlerave që i mbron SHBA-ja dhe bota liberal-demokratike, që fokusohet në sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, ekonomi të lirë të tregut. Shtylla ekonomike... në kuadër të politikave shteti më shumë shihet si rregullator dhe jo aktor që është i përfshirë direkt në ekonomi. Shtyllën tjetër që kanë të bëjnë me politika të sigurisë e kështu me radhë”, ka shtuar profesori.
Për marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së nën Qeverinë Kurti, Rrecaj ka deklaruar se Amerikan marrëdhëniet ndërkombëtare i sheh mes popujve dhe jo mes qeverive. Nuk pret që të ketë ndryshime “radikale në politikën e SHBA-së ndaj Kosovës nën administratën Trump.
“Mund të ketë ndryshime në mjetet për realizimin e qëllimeve të caktuara. Në synimin e saj, politika amerikane nuk besoj të ketë ndryshim radikal, si në Kosovë ashtu edhe në krizat nëpër botë”, ka thënë Rrecaj.