Zëvendës ambasadori i Kosovës në Uashington, Frymëzim Isufaj, së bashku me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, Floreta Faber dhe Atasheun e FSK-së, Kol.
Ilir Qeriqi kanë marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së shkollës së mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë, të cilët jetojnë në Dallas.
“Dëshiroj të falënderoj Presidentin e Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Dallas/Fort Worth, z. Bruno Ceka, anëtarët e Bordit të AACC-së, Ministritë e Diasporës nga të dy vendet për pajisjen me libra, si dhe gjithë komunitetin tonë në Dallas për organizimin e shkëlqyeshëm dhe mikpritjen e tyre gjatë qëndrimit tonë atje. Gjatë kësaj vizite po ashtu patëm kënaqësinë të vizitonim disa nga bizneset dhe të shohim nga afër punën e mrekullueshme të bashkatdhetarëve tanë, të cilët përmes angazhimit të tyre të palodhshëm na bëjnë të ndihemi krenar me të arriturat e tyre, e të cilët çmohen dhe respektohen nga i gjithë komuniteti ku jetojnë”, tha Isufaj.

-
Dua Lipa përuron shkollën e gjuhës shqipe në Texas
-
Librat shqip shpërndahen edhe në shkollat shqipe në SHBA
-
Gjuha shqipe mësohet edhe në Harvard
-
Këndi Amerikan në Prizren me hapësira të reja synon zgjerimin e shkëmbimit kulturor
-
Ambasadori Godfrey: SHBA po iu ofron një mundësi për dialog Kosovës dhe Serbisë