Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori Godfrey: SHBA po iu ofron një mundësi për dialog Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, deklaroi se takimi i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, më 27 qershor në Washington, paraqet një shans që të dyja palët të hapin derën për zhvillimin e ri ekonomik dhe investimet, duke theksuar se është optimist për atë takim.

Godfrey i tha ‘Danasit’ të Beogradit se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u rikthyer në dialog dhe se do të fillojë një epokë e re e stabilitetit dhe prosperitetit.