Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, është shprehur optimist se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të nisë së shpejti.
“Sipas mendimit tim, është dëm të humbet e tërë kjo kohë. Shpresojmë se do të vazhdojë së shpejti”, tha Godfrey për agjencinë serbe të lajmeve FoNet.
Sipas tij, presidenti amerikan, Donald Trump, “ka deklaruar qartë se dëshiron që ky të jetë prioritet për SHBA-në dhe për këtë e ka emëruar ambasadorin Richard Grenell si të dërguar të tijin special, e po ashtu e kemi edhe të dërguarin special për pjesën tjetër të Ballkanit, Mattew Palmer”, transmeton Koha.net.
“SHBA-ja po investon shumë energji për këtë çështje. Dëshirojmë të shohim që njerëzit në rajon të kuptohen dhe të shohin se përmes interesit të tyre ekonomik ky problem mund të zgjidhet”, ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.
Në këtë intervistë dhënë FoNetit, Godfrey ka thënë se presidenti Trump e ka dërguar atë në Serbi për t’i përmirësuar raportet mes dy vendeve dhe të punojë për aq sa mundet në përmirësimin e stabilitetit në rajon.
-
Grenell: Pas ekonomisë, Trumpi do të angazhohet edhe për zgjidhje politike midis Kosovës e Serbisë
-
Pas vizitës në Kosovë, Grenelli mbërrin në Beograd
-
Grenelli thotë se Kosova dhe Serbia do të jenë prioritet i administratës Trump
-
Ambasadori Godfrey: SHBA po iu ofron një mundësi për dialog Kosovës dhe Serbisë
-
Grenell: Kosova dhe Serbia ta shfrytëzojnë shansin për të filluar një epokë të re