Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Riakreditohet Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është ri-akredituar në nivel institucional për periudhën 3 vjeçare (1 tetor 2021 – 30 shtator 2024).

Kështu ka vendosur Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Republikës së Kosovës në mbledhjen e datës 27 korrik 2021, pasi ka analizuar dhe votuar raportet e ekspertëve ndërkombëtarë mbi vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.

Për hërë të parë këtë vit, Universiteti Publik “Kadri Zeka” sjellë 4 programe të reja të nivelit master, të akredituara për periudhën 3 vjeçare, (1 tetor 2021 -30 shtator 2024).

Në Fakultetin e Edukimit janë akredituar; Programi Mësimdhënie në Gjuhë dhe Letërsisë Shqipe (MA) dhe programi Mësimdhënie dhe Kurrikula në Arsimin Fillor (MA).

Në Fakultetin Juridik është akredituar programi: Juridik Penal (LLM)

Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike është akredituar programi: Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale (Msc).

Edhe “Kadri Zeka” në Gjilan hap konkurs për studentë të rinj Arbëri “Kadri Zeka” në Gjilan hap konkurs për studentë të rinj

Po ashtu për periudhën tre vjeçare ( 1 tetor 2021 -30 shtator 2024) janë riakredituar programet Fillor (BA) dhe Parashkollor (BA) në Fakultetin e Edukimit, programi Financë dhe Kontabilitet i Aplikuar (BA) në Fakultetin Ekonomik. Në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, është riakredituar edhe Programi E-Qeverisja (Msc), për tre vitet e ardhshme, kurse programi Shkencat Kompjuterike (BA) është akredituar për periudhën 5 vjeçare (1 tetor 2021 – 30 shtator 2026).

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Dr. Bajram Kosumi, është shprehur i lumtur që UKZ-ja ka marrë vlerësim të lartë nga ekspertët ndërkombëtarë dhe është votuar për riakreditimin institucional dhe ri/akreditimin e programeve studimore.

Procesi i vlerësimit institucional dhe të programeve studimore në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është bërë nga ekspertët ndërkombëtarë, të cilët kanë mbajtur takime dhe e kanë vlerësuar institucionin në nivele të ndryshme, duke filluar nga ai menaxherial, akademik dhe administrativ, nivelin e studentëve, të diplomuarit/alumnit, punëdhënësit si dhe hisedarët e jashtëm.