Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Artan Dërmaku zgjidhet rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan

Profesori i asociuar, Artan Dërmaku, është zgjedhur të enjten rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Në krye të mandatit katërvjeçar Dërmaku u zgjodh nga një votim i fshehtë i Këshillit Drejtues të universitetit, në mbledhjen e mbajtur gjatë së enjtes.

“Në këtë mbledhje është bërë intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Rektorit, me ç ‘rast kandidatët kanë pasur mundësinë të shpalosin vizionin e tyre, objektivat dhe prioritete, për periudhën 2023-2027 për zhvillimin e Universitetit. Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Dr. Techn. Ilir Gjinolli, e uroi për detyrën Rektorin e ri duke i dëshiruar shëndet dhe suksese”, thuhet në njoftimin e lëshuar për medie të këtij universiteti.

Më tej thuhet se me zgjedhjen e rektorit është përmbyllur i gjithë procesi zgjedhor në UKZ.

“Fillimisht studentët kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre, janë mbajtur zgjedhjet për këshillat e fakulteteve dhe së fundi është konstituuar edhe përbërja e re e senatit, të cilët do të marrin mandatin më 1 tetor 2023”, thuhet më tej në njoftim.