Në pritje për t’u akredituar apo riakredituar janë 239 institucione e programe të ciklit të lartë arsimor.
Mbledhja për (ri)akreditim do të mbahet sot nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe merret me shqyrtimin e aplikacioneve të institucioneve e programeve arsimore të larta në pritje për (ri)akreditim. Kryetarja e KShC-sё, Hasnije Ilazi, nё njё pёrgjigje pёr KOHЁN ka treguar se grumbullimi i aplikacioneve pёr (ri)akreditim ka ndodhur pёr shkak tё mosfunksionalitetit disa mujor tё KShC-sё.
“Vonesa nё pёrfundimin e procesit tё akreditimit lidhet me grumbullimin e materialeve shkaku i mosfunksionalitetit tё KSHC-sё pёr disa muaj me radhё, ndёrsa janё edhe pritjet jo reale qё vlerёsimi i 239 institucioneve dhe programeve tё mbetura tё mund të perfundojё pёr mё pak se njё muaj tё punёs sё KSHC-sё nё pёrbёrje aktuale. Ju rikujtoj se ratifikimi i anёtarёve tё rinj tё KSHC-sё nё Parlamentin e Kosovёs ёshtё bërë vetёm mё 17 qershor 2021”, ka bёrё tё ditur Ilazi.
Nё mesin e 239 programeve nё pritje pёr riakreditim nga KShC-ja janё 38 programe tё nivelit bachelor nё Universitetin e Prishtinёs, ka bёrё tё ditur ditё mё parё pёr KOHЁN pro-rektorja e tij, Mimoza Ibrani. Ajo tutje ka sqaruar se pёr kёto programe veçse janё bёrё vlerёsimet preliminare nga ekspertёt ndёrkombёtarё.
Ibrani ka treguar se qё nga fazat fillestare pёr riakreditim janё refuzuar tri degё tё studimeve nё UP: dega Mami e nivelit bachelor nё Fakultetin e Mjekёsisё, Fakulteti Juridik dhe ai Ekonomik pёr nivelin doktoraturё.
E themeluar nga Ministria e Arsimit, Shkencёs dhe Teknologjisё, AKA bёn vlerёsimin e cilёsisё sё institucioneve publike dhe private arsimore tё larta.