Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshje shiu gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se javën e ardhshme do të mbajë mot i qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen vranësira dhe reshje lokale, duke përfshirë vetëm disa zona.

Sipas njoftimit, nga dita e mërkurë moti do të jetë më i qëndrueshëm, duke krijuar një stabilitet në troposferë, deri në vikend.

IHMK-ja ka njoftuar se sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse konstante me javën që lamë pas.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius.

Indeksi UV do t’i mbaj vlerat e larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s. Sasitë e reshjeve për muajin maj, deri më tani, u regjistruan 60 mm në perëndim të Kosovës, 13mm në lindje, 23mm në qendër, 19mm në Jug sa u regjistruan edhe në veri të vendit. Në disa rajone të Ferizajt dhe Malishevës fatkeqësisht ka pasur edhe reshje breshëri, ku efektet negative si zakonisht u shënuan në fushën e bujqësisë”, thuhet në njoftim.