Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme

moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftoi se gjatë pesë ditëve të ardhshme, do të mbajë mot i ndryshueshëm. Sipas IHMK-së, e hëna do të nisë me vranësira të dendura që parashihen të sjellin reshje të intensitetit mesatar.

Kushte të ngjashme, siç njofton IHMK-së, do të mbretërojnë edhe gjatë së martës, ku pos reshjeve të shiut, do të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Të mërkurën vranësira më të theksuara dhe më pak reshje të cilat nuk do të përfshijnë gjithë territorin. Të enjten dhe të premten mot më stabil dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 16-22 gradë.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe i veriperëndimit”, thuhet tutje.