Mot i ftohtë dhe me erë pritet të mbajë të hënën në Kosovë.
Sipas Prishtina Weather, pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin, ku deri në mbrëmje më vonë mund të shndërrohen edhe në borë.
“Temperaturat pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Minimalet zbresin deri në -1 gradë Celsius, e maksimalet zbresin në 2 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë e fuqishme veriore 7-15m/s, lokalisht me hove edhe deri në 20 m/s.