Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime Kongo në Malishevë, në takimin e mbajtur të hënën, ka shprehur shqetësimin për ndalimin e aktivitetit të repelimit të kafshëve.
Kjo masë konsiderohet më e efektshmja për luftimin dhe parandalimin e virusit vdekjeprurës të EHKK, që tek njerëzit përcillet përmes rriqrave. Autoritetet komunale me këtë rast u kanë bërë thirrje organeve qendrore që të përshpejtojnë procedurat për rifillimin e repelimit të kafshëve, pasi që, sipas tyre, ekziston rreziku që e tërë puna dhe mundi i bërë për luftimin dhe parandalimin e EHKK të shkojnë huq, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë bërë të ditur se janë obliguar nga gjyqësori që të shtyjnë shërbimet e repelimit të kafshëve në komunat e rrezikuara, derisa të merret një vendim i plotfuqishëm.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Malisheva e shqetësuar për ndërprerjen e repelimit të kafshëve, andej vijnë ethet vdekjeprurëse
-
Në Malishevë përfundon faza e parë e repelimit të kafshëve
-
Vazhdon zbatimi i masave parandaluese ndaj Etheve Hemorragjike në Malishevë
-
Repelimi i kafshëve fillon nesër në Senik dhe Lladrovc
-
Repelimi i kafshëve në rajonin e rrezikuar nga rriqrat nis javën tjetër