Komuna e Malishevës ka njoftuar se të shtunën përmbyllet faza e parë e repelimit të kafshëve në territorin e kësaj komune, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas të dhënave zyrtare, në këtë fazë janë repeluar rreth 20 mijë kafshë të trasha dhe të imëta, me qëllim të parandalimit të bartjes së rriqrave nga fushat në stalla.
“Në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), në territorin e Komunës së Malishevës, krahas masave tjera sipas kësaj strategjie, është duke u bërë edhe repelimi i kafshëve, me qëllim të parandalimit të bartjes së rriqrave, nga fushat në stalla. Fushatën e repelimit të kafshëve, në ditën e parafundit të fazës së parë, e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili e drejton edhe shtabin komunal për menaxhimin e situatës endemike nga EHKK në Malishevë”, ka njoftuar Zyra komunale për informim.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Repelimi i kafshëve, peng i plotfuqishmërisë së vendimit të gjykatës
-
Malisheva e shqetësuar për ndërprerjen e repelimit të kafshëve, andej vijnë ethet vdekjeprurëse
-
Vazhdon zbatimi i masave parandaluese ndaj Etheve Hemorragjike në Malishevë
-
Rifillon procesi i repelimit të 200 mijë kafshëve në zonat endemike të Malishevës
-
Repelimi i kafshëve fillon nesër në Senik dhe Lladrovc