Në territorin e Komunës së Malishevës, ka vazhduar zbatimi i masave parandaluese në kuadër të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK). Krahas repelimit të kafshëve, janë duke vazhduar edhe ligjëratat e vetëdijesimit për t’u mbrojtur nga pickimi i rriqrave si dhe masat tjera parandaluese.
Zbatimin e këtyre dy masave e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, të cilët janë edhe anëtarë të Këshillit Komunal për menaxhimin e EHKK në Malishevë.
Ligjëratat për vetëdijesimin për t’u mbrojtur nga pickimi i rriqrave dhe zbatimin e masave tjera parandaluese në shkollat e Komunës së Malishevës, janë duke i mbajtur profesionistët shëndetësorë nga Qendra e Mjekësisë Familjare “dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë. Këto ligjërata sot janë mbajtur në shkollat e Astrazupit dhe Dragobilit.
Po ashtu sot është mbikëqyrë edhe zbatimi i fushatës së repelimit në fshatrat Gajrak dhe Banjë.
Nënkryetari Berisha ju ka dhënë përkrahje si profesionistëve shëndetësorë, ashtu edhe profesionistëve të cilët bëjnë repelimin, dhe ka thënë se “Komuna e Malishevës është e përkushtuar në zbatimin e këtyre masave, me qëllim që të mos përsëriten vitet e kaluara, kur kemi pasur vdekje si pasojë e virusit të EHKK, i cili bartet përmes rriqrave”.
-
Malisheva kërkon nga institucionet që të merren me menaxhimin e situatës me rriqrat
-
Vazhdon dezinsektimi kundër rriqrave në Malishevë
-
Malisheva përgatitet për përballje me ethet hemoragjike
-
Fillon dezinsektimi kundër rriqrave në Malishevë
-
Berisha: Situata epidemiologjike në Malishevë është nën kontroll