Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fillon dezinsektimi kundër rriqrave në Malishevë

Ka nisur fushata e dezinsektimit kundër rriqrave në Komunën e Malishevës, në kuadër të zbatimit të programit për luftimin e parandalimin e etheve krime-kongo (EHKK).

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Malishevës, ndërsa dezinsektimi ka nisur në fshatin Drenoc.

“Kjo fushatë ka filluar në fshatin Drenoc, ndërsa zbatimin e kësaj fushate të dezinsektimit e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal për emergjenca, Hafir Rexha. Fushatën e dezinsektimit, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka vlerësuar “si një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm në kuadër të zbatimit të masave parandaluese, pasi rriqra është bartëse e virusit dhe dezinsketimi i zonave ku ka më shumë raste të thumbimeve nga rriqrat, është i domosdoshëm”. Edhe sot, nënkryetari Berisha, ka kërkuar nga ana e institucioneve përgjegjëse, përkatësisht nga AUV, që të marrin masa për zbatimin e masës më efektive në luftimin dhe parandalimin e EHKK, atë të repelimit të kafshëve, pasi kjo masë ndihmon në ndërprerjen e ciklit të rriqrave dhe zvogëlon mundësinë e zhvillimit të virusit tek rriqrat, e rrjedhimisht edhe bartjes së virusit nga rriqra te njeriu”, thuhet nga Komuna e Malishevës.

Artikuj të ngjashëm