Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka obliguar të pranishmit në procesin e intervistimit të kandidatëve për guvernator të saj që të nënshkruajnë deklaratën e konfidencialitetit dhe atyre që nuk e kanë respektuar këtë kërkesë, nuk u është lejuar prezenca.
Lëvizja “FOL” ka bërë të ditur të shtunën se përfaqësuesja e saj ka refuzuar që ta nënshkruajë këtë deklaratë dhe se për këtë arsye, asaj i është pamundësuar që ta monitorojë intervistimin.
Në reagimin e “FOL” thuhet se nënshkrimi i deklaratës do ta detyronte atë që vlerësimin e saj për këtë proces ta ndante fillimisht me kryetarin e komisionit, dhe të mos publikonte asnjë deklaratë rreth procesit pa lejen e kryesuesit të panelit.
Mirëpo, zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, ka thënë të martën për KOHËN se kërkesa për nënshkrimin e formën së konfidencialitetit është bërë për shkak të ndjeshmërisë së procesit për rekrutimin e guvernatorit.
Sipas tij, gjatë intervistimit mund të diskutoheshin politikat e ardhshme që mund të ndikojnë në sektorin financiar dhe ekonomik.
“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e procesit për rekrutimin e Guvernatorit/es të BQK-së dhe pritshmërinë që gjatë intervistave mund të diskutohen opsionet e politikave të ardhshme dhe informacione të tjera me konfidencialitet të lartë që mund të ndikojnë në sektorin financiar dhe ekonominë, të gjithë të pranishmëve në sallën e intervistave u është kërkuar të nënshkruajnë formën e konfidencialitetit”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka shtuar se paneli i intervistuesve i ka miratuar kërkesat nga palë të tjera për monitorim të procesit dhe se të njëjtat palë janë njoftuar paraprakisht se çka do të duhet të nënshkruajnë.
Edhe
“Fol”: BQK-ja na ndaloi ta monitoronim procesin e rekrutimit të guvernatorit
“Të njëjtave si më sipër, u janë dërguar ftesat, orari i intervistimit dhe numrin e lejuar të pjesëmarrësve që mund të dërgojnë ato për monitorim të intervistave, si dhe u është dërguar procedura dhe forma e lartcekur që duhet nënshkruar. Ditën e fillimit të intervistave, është paraqitur vetëm një përfaqësues i një prej organizatave si më sipër. Megjithatë, i njëjti përfaqësues, për dallimin nga të gjithë të pranishmit e tjerë në sallën e intervistave nuk ka pranuar të respektojë/përmbushë kërkesat unike të përcaktuara nga Paneli (nënshkrimin e formës së konfidencialitetit), gjë që ka bërë që t’i kufizohet prezenca sipas miratimit paraprak”, është shprehur Ahmeti.
BQK-ja ka hapur konkurs për pozitën e guvernatorit në nëntor të vitit 2022. Sipas shpalljes, emërimi do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit.
-
BQK-ja kritikohet për procesin e mbyllur të intervistimit të kandidatëve për guvernator
-
Demolli: Deklarata që na kërkoi BQK-ja ta nënshkruajmë për monitorim, s’kishte bazë ligjore
-
Hoti: Guvernatori i BQK-së është instrumentalizuar nga Qeveria
-
Komisioni pa kuorum, vonohet votimi i Kuvendit për guvernator të BQK-së