Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka komentuar reagimet e Ambasadës amerikane dhe OSBE-së në lidhje me mosmiratimin e kandidatëve për deputetë të Listës Serbe nga ana e anëtarëve të KQZ-së.
Baraliu në emisionin “Interaktiv” në KTV, ka thënë se diplomatët janë për të kryer detyrat e tyre në avancimin e marrëdhënieve mes shteteve, por nuk kanë të drejtë të qasen në këtë mënyrë pasi ata nuk janë gjyqtarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Baraliut këtë çështje në fund megjithatë e vendosë PZAP-ja dhe instancat e tjera të përcaktuara.
“Nuk janë diplomatët gjyqtarë e as kujdestarë, ata janë të demokracisë. As OSBE-ja e as kushdo tjetër. Ata janë për t’i kryer detyrat e tyre diplomatike në avancimin, kultivimin e përparimin e marrëdhënieve në një shtet tjetër. Marrëdhëniet tona me SHBA-në janë të një aleance të dëshmuar prandaj ata kanë të drejtë të deklarojnë por jo kështu të intervenojnë sepse nuk është fundi i botës. Po flas parimisht për zbatimin e ligjit e kushtetutës. Në funksionimin demokratik askush s’ka të drejtë as nga brenda e as nga jashtë të intervenojë sepse është një organ tjetër në këtë rast PZAP-ja, ku kanë të drejtë të gjitha subjektet politike t’i adresojnë pakënaqësitë”, ka thënë Baraliu.
Ish-kryetari i KQZ-së ka deklaruar po ashtu se është e drejtë beteja politike që mund të zhvillohet dhe një gjë të tillë e lejon kushtetuta dhe ligji. Ai shtoi se në fund e vendosin organet kompetente nëse ka ndonjë shkelje.
Më 31 janar, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Por, gjatë mbledhjes, anëtarët e Komisionit miratuan listat e kandidatëve të të gjithë partive, përveç Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.
Tre anëtarë të KQZ-së votuan për, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe anëtarët tjerë abstenuan.
Megjithatë Lista Serbe më 2 shkurt u ankua në Panelin Zgjedhor për Aneksa dhe Parashtresa për këtë vendim të KQZ-së.