Në të njëjtën ditë kërkohet shkarkimi nga një pozitë e lartë e po atë ditë propozohet për ambasador.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, pasi u ankua shumë për trajtimin e tij në MPJ, duket se më në fund do të rehatohet, raporton KTV.
Emri i tij, nga Komisioni për Punë të Jashtme, i është përcjellë presidentit Thaçi për dekretim për ambasador.
Dedaj, mëngjesin e së mërkurës, postoi një fotografi në Facebook, ku shihet duke qëndruar para hotelit “Ambassador” në Vjenë të Austrisë, me të cilën i ka përshëndetur miqtë e tij.
Por gjatë tërë ditës nuk është paraqitur në interesimin e KTV-së për të marrë një qëndrim nga ai, qoftë për kërkesat për shkarkim ose për emërimin e mundshëm.
Edhe
Simitçi e padit Gjergj Dedajn për “shkelje të së drejtës së një kombësie”
Për deklarimet e bëra publike në rrjete sociale, ndaj Dedajt u ngrit kallëzim penal në Prizren nga Ertan Simitçi, që vjen nga partia turke KDTP, pjesë e koalicionit 6+.
Simitçi, që është drejtor për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Prizrenit, po pretendon se Dedaj ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes me komentet e tij për komunitetin turk.
Por, po nga kjo parti është përsëritur kërkesa për shkarkimin e tij, e në rast se nuk ndodh një gjë e tillë, sipas nënkryetares së Kuvendit, Müfera Srbica – Şinik, grupi parlamentar 6+ do të rishikojë pozicionin e vet brenda koalicionit.
KTV-ja ka provuar të marrë qëndrime edhe nga anëtarët e komisionit që ishin prezent në mbledhje, e cila fillimisht ishte anuluar, për t’u mbajtur pak orë më vonë pa prani të mediave, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin.
Edhe
Qeveria distancohet nga Dedaj, por në vend të shkarkimit do ta dërgojë ambassador në Shkup
Aty kanë munguar anëtarët e opozitës, përfshirë kryetaren Vjosa Osmani, partia e së cilës, LDK-ja, reagoi mbrëmë, duke akuzuar koalicionin qeverisës për një proces të paligjshëm, pasi tashmë, sipas tyre, është tejkaluar norma e emërimeve politike.
Në reagimin e tyre, thuhet se nënshkrimi i rekomandimeve nga ana e presidentit bie ndesh me ligjin dhe tejkalon kompetencat e tij kushtetuese.