Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rasti i parë me linë e majmunit përfundon periudhën e izolimit

covid-19 IKSHPK

Foto: Alban Bujari

Rasti i parë i regjistruar me linë e majmunit në Kosovë e ka përfunduar periudhën e izolimit dhe të monitorimit, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

IKSHPK-ja kishte detektuar rastin më 26 dhjetor. Më 16 janar janë bërë tri javë nga konfirmimi dhe nga ajo ditë nuk është raportuar asnjë rast tjetër i lisë së majmunit në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pacienti është liruar nga Klinika Infektive dhe sipas IKSHPK-së është në gjendje të mirë shëndetësore e i është rekomanduar për kujdes shtesë. Ndërkohë te kontaktet e tij nuk ka pasur manifestim të shenjave të dyshimta dhe të gjithë i janë kthyer normalitetit pas monitorimit.

“IKSHPK vazhdon të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme situatën epidemiologjike lidhur me Mpox dhe për sëmundjet të tjera ngjitëse në vend”, thuhet në njoftim.