(E përditësuar 12:05) - Katër persona, dy gra dhe dy burra, janë arrestuar nga Policia, pas bastisjeve në agjencitë e Arkivave dhe atë Kadastrale.
Dyshimet mbi të cilat janë kryer bastisjet kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Bastisjet përveç Prishtinës janë duke u kryer edhe në Ferizaj dhe Shtime. Ende nuk dihet nëse ka të arrestuar të tjerë.




Bastisen dy agjenci shtetërore në tri komuna, shkak keqpërdormi i detyrës
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mëngjesin e së mërkurës ka nisur bastisjet në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave. Aksioni po zhvillohet në Prishtinë, Ferizaj e Shtime
Kështu ka konfirmuar për Kohën, Kaltrina Shala, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata, ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institucionin e Arkivës dhe atë kadastral të Kosovës për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, ka thënë ajo.
Ndërkaq Policia e Kosovës ka bërë të ditur se operacion policor i cili përfshin Prishtinën, Ferizajn dhe Shtimen.
“Operacioni policor po realizohet mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë Policia.

VIDEO: