Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ramadani: Largimi i prezencës nga Ibri bëhet me argumente, jo me ministra që marrin rolin e molerit

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka theksuar se rolin më të madh në tranzicionin gradual të pranisë së përhershme në urën e Ibrit në Mitrovicë e ka Policia e Kosovës, megjithëse ka shtuar se nuk mund ta mohojë as rolin e Qeverisë në të. 

Ai ka kritikuar veprimet e ministrave Xhelal Sveçlën e Elbert Krasniqit kur para dy vjetësh derisa përcollën testimin e qëndrueshmërisë së urës, hapësira nën të po lyhej me ngjyrë. Ramadani ka theksuar se largimi i pranisë së misionit të KFOR-it do të mund të fillonte atë kohë po të mos bëheshin veprime të tilla.  

“Largimi i prezencës në Urën e Ibrit është dashur të mbushet me argumente profesionale dhe jo me ministra që shkojnë të lyejnë ura. Ato kanë qenë veprime të gabuara, ato ndoshta e kanë shtyrë dy vjet. Edhe nëse vendimi ka pasë të merret më 2024, qasja kur ministri merr rolin e molerit është gabim sepse nuk është veprim politik”, ka thënë ai në Interaktiv. 


Ramadani: Ligji për Shtetësinë rrezikon që pas sa vitesh ta bëjë Listën Serbe parti të parë në Kosovë

Një kusht i ri është përmendur nga Aleanca të mërkurën, tjetër nga gjashtë të parat që ia pati paraqitur Lëvizjes Vetëvendosje si parakusht për mbështetje për formimin e institucioneve. Deputetja Time Kadrijaj ka thënë se e kanë biseduar si pikë zhbërjen e Ligjit për Shtetësinë, megjithatë deputeti tjetër i Aleancës, Burim Ramadani, në Interaktiv ka theksuar se ky nuk do të jetë kusht shtesë por se është përmendur si çështje mes të tjerash që kërkojnë ndryshim në të ardhmen. 

Edhe Kurti s’iu përgjigj asnjëherë, por Aleanca po e mendon ta shtojë edhe një kusht Arbëri Kurti s’iu përgjigj asnjëherë, por Aleanca po e mendon ta shtojë edhe një kusht

Ramadani ka thënë se Ligji për Shtetësinë e rrezikon Kosovën pasi sipas tij lë hapësirë që pas disa vitesh ta bëjë Listën Serbe parti të parë në vend duke u dhënë nënshtetësi mijëra serbëve bazuar në kriteret e ligjit. 

“Ligji për Shtetësi, sikurse e kanë bërë duke i larguar kriteret për marrjen e nënshtetësisë së Kosovës e rrezikon Kosovën me vendosë në një situatë ku rreth 400 mijë serbë tentojnë ta marrin shtetësinë e Kosovës. Paramendoni një situatë të nesërme, pas 4-10 vjet, ku rreth 400 mijë prej tyre votojnë për një parti që është Lista Serbe, ajo mund të dalë e para apo e dyta. Për çka? Për një gabim trashanik e strategjik që e ka bërë kjo qeveri me ndryshimet që i ka bërë në ligj dhe e ka larguar zinxhirin e trashëgimtarëve se kush ka të drejtë të aplikojë, ndërsa në ligjin e kaluar të drejtën për aplikim e kanë pasur banorët që kanë qenë deri më 1 janar '98 dhe fëmijët e tyre. Në ligjin e ri janë trashëgimtarët e tyre, pra nip e stërnip... mund të aplikojnë vetëm pse dikush ka qenë ndoshta edhe kolon në vitin '98 në Kosovë”, ka thënë ai në Interaktiv.

Ramadani ka shtuar se jashtë gjashtë pikave të paraqitura nuk do të ketë të tjera zyrtare. Por, ka theksuar se Ligji për Shtetësi do të jetë prej nismave të para të Aleancës për plotësim-ndryshim.  

“Në ofertën 6-pikëshe mbesim në to, nuk i shtojmë as pakësojmë, por si shpjegim që ka shumë çështje që kanë mundur të jenë në atë ofertë. Ligji për shtetësi do të jenë një prej nismave tona të para për plotësim ndryshim sepse këta ia kanë hapur derën një rreziku të madh e serioz që për një veprim të tillë në periudhë të caktuar mund të ndodhë që Lista Serbe të dalë e para në Kosovë e ne të futemi në qorrsokak”, ka potencuar Ramadani.

Ramadani ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje ligjore, kushtetuese e financiare. Sipas Ramadanit, gjysmë milioni euro nga buxheti i Kosovës zhvaten çdo muaj për pagat dhe shpenzimet e tjera përcjellëse për të emëruarit në institucionet qeveritare. Ai ka ftuar Prokurorinë të nis hetimet në lidhje me këtë çështje.

Ramadani bëri të ditur se të enjten në mëngjes do t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës në aktivitetin para Qeverisë. PDK-ja gjatë pesë ditësh ka bllokuar hyrjen e Qeverisë në shenjë proteste për mosthirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. 

Edhe Ramadani: Vakumi institucional rrezikon sigurinë kombëtare Arbëri Ramadani: Vakumi institucional rrezikon sigurinë kombëtare

Gjashtë pikat e Aleancës janë: 

Pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan; 

Nisja e menjëhershme e procedurave për ndërtimin e termocentralit të ri me thëngjill, për të garantuar sigurinë energjetike të vendit; 

Ngritja e pragut të TVSH-së nga 30 mijë euro në 100 mijë euro; 

Lirim i tokës së punuar nga tatimi në pronë për rritjen e prodhimit vendor; 

Financimi i plotë i projekteve rrugore dhe kapitale të mbetura pezull;

Edhe Ramadani bën thirrje që të largohet prania statike e KFOR-it në urën e Mitrovicës Arbëri Ramadani bën thirrje që të largohet prania statike e KFOR-it në urën e Mitrovicës

Ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard euro investime kapitale për Prishtinën