Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama – Muratit: Pse buxheti i Prishtinës po lihet jashtë buxhetit 2026

perparim Rama hekuran murati

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka kërkuar ministrit të Financave, Hekuran Murati, që buxhetin e Komunës ta përfshijë në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026. 

Përmes një letre Rama ka bashkëngjitur Buxhetin për vitin 2026 të miratuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës më 6 shkurt, me kërkesën që Murati të veprojë menjëherë që ta përfshijë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duke marrë parasysh faktin se projektligji për ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës është në procedurë të shqyrtimit parlamentar, ndërmjet dy leximeve, kërkojmë nga ana juaj që të veproni menjëherë në pajtim me nenin 62.3 të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, duke e dorëzuar buxhetin e miratuar të Komunës së Prishtinës për ta përfshirë në ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2026”, thuhet në letër.

Ndërkohë Rama ia ka adresuar edhe një pyetje Muratit, në një status në Facebook. 

“Hekuran Murati, ki detyrim institucional e moral me tregu pse buxheti i Prishtinës po lihet jashtë buxhetit 2026?!" shkroi Rama.