Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Komisioni për Buxhet e ka aprovuar kërkesën e Komunës së Prishtinës që buxheti i aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës të përfshihet në buxhetin për vitin 2026.

Në mbledhjen e Komisionit, në të cilën po shqyrtohet projektligji për buxhetin e këtij viti, që të premten pritet të shqyrtohet në lexim të dytë në Kuvend, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se deri më tani buxhetin e kanë përmbyllur Komuna e Prishtinës dhe Shtimes dhe rekomandimi është që të përfshihen si amandamente.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dje e kam marrë buxhetin e Prishtinës, e jo ashtu siç flitej”, ka thënë Murati.

“Rekomandimi është që Komisioni t'i shtojë te pjesa tabelare ashtu siç janë dorëzuar dhe të përfshihet”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Komuna e Zubin-Potokut nuk e ka dorëzuar buxhetin ashtu siç kërkohet dhe se për këtë nuk mund të përshihet.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar të sqarohet se cili amandament po votohet, ai i deputetit të LDK-së Besian Mustafa, kërkesa e Komunës së Prishtinës, apo amandament tjetër nga Komisioni.
Një sqarim të njëjtë e kërkoi edhe deputeti Besian Mustafa, i cili tha se qëllimi është që buxheti i Prishtinës të përshihet në tabelat e ligjit buxheti për 2026.

Deputetja e Listës Serbe, Verica Ceraniq tha se po lihen anash komunat me shumicë serbe.

Por, Murati ka thënë se kjo nuk është e vërtetë dhe se mospërfshirja e buxhetit të Zubin-Potokut është çështje tjetër, për shkak se Komuna e ka aprovuar me vonesë buxhetin.

Edhe nga zyrtarët e Ministrisë u tha se në momentin që e dorëzojnë do të përshihet në buxhet.

Me 10 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni për buxhet vendosi që Buxheti i miratuar nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës të përfshihet në buxhet.

Njësoj u votua edhe për buxhetin e miratuar nga Kuvendi Komunal i Shtimes.

Komisioni për Buxhet propozon dyfishimin e mbështetjes financiare për katërshen e UÇK-së në Hagë

1 muaj më parë / 19 shk 2026 17:39
Komisioni për Buxhet

Me katër vota për, tri kundër dy abstenime Komisioni për Buxhet i ka dhënë përkrahje amendamentit për dyfishim të mbështetjes financiare për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Ky amendament u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës.

Për votuan deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, deputetët e PDK-së, Kujtim Gashi e Mërgim Lushtaku, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa dhe deputeti i AAK-së, Duat Haradinaj.

Ndërsa, me 6 vote për, një kundër dhe asnjë abstenim Komisioni për Buxhet miratoi edhe projekt-buxhetin e vitit 2026 në lexim të dytë.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri tha se propozimi i kësaj partie është në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Ai shtoi se dyfishimi i buxhetit mundëson mbështetje të dinjitetshme nga Kosova për ish-krerët e UÇK-së.

“Propozohet që të dyfishohet mbështetja për të akuzuarit tanë në Hagë dhe bëhet fjalë për një çështje shumë të rëndësishme identitetin reputacionin e vendit tonë dhe duke pas parasysh se ka nevojë për mbështetje më të avancuar dhe më të lartë të shtetit të Kosovës është në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi iu kërkoj me respektin maksimal që të votojmë për në mënyrë që të krijohet mundësia të ketë mbështetje të dinjitetshme nga Kosova për një proces që si shtet edhe si shoqëri e kemi mbështetjen ndaj tyre”, tha ai.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se marrë parasysh që procesi gjyqësor në Hagë është drejt fundit, 8 milionë eurot e ndara janë të mjaftueshme.

Megjithatë, ai shprehu gatishmërinë për mjete shtesë në rast nevoje dhe sipas tij kjo mund të shqyrtohet gjatë rishikimit të buxhetit.

“Marr parasysh që procesi është në fund dje i kemi parë deklarimet përfundimtare edhe të gjitha palëve dhe të mbrojtjes konsideroj se buxheti aktual i 8 milionë eurove do të mjaftonte marr parasysh që jemi në tre mujorin e parë të viti dhe procesi ka përfunduar. Duke iu bashkangjitur urimit të deputetit Haradinaj dhe gjithë neve që të kemi epilog sa më të shpejt të rastit dhe të konfirmohet pafajësia dhe të mos ketë nevojë për buxhet shtesë konsideroj se ky buxhet prej 8 milionëve është i mjaftueshëm në rast se ka nevojë për më tepër jemi të gatshëm ta shqyrtojmë gjatë rishikimit”, tha ai.

Kurse, kryetari i Komisionit për Buxhet, Enver Haliti duke shprehur besimin se ish-krerët e UÇK-së, do të kthehen së shpejti të lirë në Kosovë, tha se po të jetë e nevojshme institucionet do të ndajnë mjete shtesë.

“Besoj se gjithë i presim që të kthehen në Kosovë sa më shpejt dhe dashtë zoti të mos ndahen mjete shtesë dhe procesi të përfundoj të kthehen...prapë do të jemi në nivel të detyrës dhe qeveria dhe MD të ndaj buxhet aq sa është në nevojë të tyre”, tha ai.

Deputeti i Vetëvendosje, Faton Geci u shpreh kundër dyfishimit të mbështetjes për katërshen e UÇK-së, duke thënë se ata nuk janë themelues të shtetit.

“Ata nuk janë themelues të shtetit siç tha deputeti Tahiri, meqenëse është në përfundim nuk konsideroj se është e arsyeshme për me vazhdua për mbrojtje të tyre”, tha ai.

Tahiri iu kundërpërgjigj Gecit duke i thënë se kush është themelues i shtetit të Kosovës është histori, dhe se mbështetja shtesë për ish-krerët e UÇK-së është e nevojshme.

“Sa i përket çështjes së themeluese mendoj se është histori dhe pjesë e lavdishme 17 shkurt është datë e përjetshme dhe dihet se kush e ka shpall pavarësinë...kanë nevojë për mbështetje shtesë pra nuk është që ndikon direkt brenda Kosovës por është diçka që shoqëria me rrit mbështetur”, tha ai.

Përkrahje për këtë amendament kërkoi edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i cili e quajti si infuzion të fundit nga shtetit për katërshen e UÇK-së.

“Jemi në fund të atij procesi edhe natyrisht mirënjohje e pafund për të gjithë ata që ishin në shesh aty duke filluar nga kryeministri që dha përkrahje, presidentes, gjithkush kush e njeh atë histori të Tribunaleve e dinë që ka kosto të madhe të papërballueshme sa i përket ekipeve mbrojtëse duke e ditur që është në tre muajt e fundit në këtë kuptim kisha kërkuar që të votojmë për dhe t’ua japim infuzionin e fundit kisha menduar me bindjen që do të jenë në Kosovë të pafajshëm”, tha ai.

Komisioni për Buxhet nuk e miratoi amendamentin e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi për buxhet shtesë për Radio Televizionin e Kosovës. Anëtarët e komisionit votuan me 4 vota për, 5 kundër dhe 2 abstenime. /KSP

Mustafa: Buxheti i Prishtinës u përfshi në projektligj, por pushteti po vazhdon sabotimin e projekteve jetike

1 muaj më parë / 19 shk 2026 17:31
Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se ndonëse është miratuar përfshirja e buxhetit të Prishtinës në Ligjin për Buxhetin 2026, beteja me pushtetin qendror vazhdon, pasi sipas tij, ende ka përpjekje që të sabotohet zhvillimi i kryeqytetit. 

Në konferencën për media të mbajtur pas përfshirjes së buxhetit të Prishtinës në projektligj nga Komisioni për Buxhet, Mustafa e ka quajtur alarmante se si, sipas tij, projektet e rëndësishme për jetën e qytetarëve të Prishtinës, vazhdojnë të mbeten jashtë buxhetit. 

“Nuk lejuam që Prishtina të lihej në harresë nga bllokadat politike. Natyrisht që beteja vazhdon, Prishtina ende sabotohet në projekte jetike për të dhe qytetarët. Është alarmante që projektet që ndryshojnë jetën e qytetarëve vazhdojnë të mbeten jashtë buxhetit. Unaza e kryeqytetit është ende e bllokuar, Spitali i kryeqytetit është i lënë në harresë e shumë projekte të tjera nuk u përfshinë në buxhet. Pushteti ende po përpiqet ta sabotojë zhvillimin e Prishtinës”, ka thënë ai. 

Sipas Mustafës, përplasjet rreth buxhetit të Prishtinës kanë nisur që në vitin 2023, kur, siç tha ai, Ministria e Financave kishte filluar bllokadat ndaj buxhetit komunal. 

Ai theksoi se në takimin e sotëm të komisionit, përmes një amendamenti të propozuar nga ai dhe pas kërkesës së kryetarit të komunës, është arritur që buxheti i kryeqytetit të përfshihet në projektligj.

“Është e pabesueshme, në draftin fillestar, siç thashë më parë, Qeveria kishte mënjanuar plotësisht buxhetin e Komunës së Prishtinës. Një veprim ky i papranueshëm dhe absurd, sulm i hapur ndaj kryeqytetit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe një shkelje flagrante e ligjit dhe e Kushtetutës”, ka shtuar ai. 

Komisioni për Buxhet e ka aprovuar kërkesën e Komunës së Prishtinës që buxheti i aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës të përfshihet në buxhetin për vitin 2026.

Në mbledhjen e Komisionit, në të cilën po shqyrtohet projektligji për buxhetin e këtij viti, që të premten pritet të shqyrtohet në lexim të dytë në Kuvend, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se deri më tani buxhetin e kanë përmbyllur Komuna e Prishtinës dhe Shtimes dhe rekomandimi është që të përfshihen si amendamente.

Rama: Përfshirja e buxhetit të Prishtinës në projektligj, hap i rëndësishëm për stabilitet

1 muaj më parë / 19 shk 2026 17:03
Perparim Rama

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka quajtur hap të rëndësishëm për qytetin vendimin në Komisionin për Buxhet dhe Financa për përfshirjen e buxhetit të Kryeqytetit në projektbuxhetin e vitit 2026.

Rama ka thënë se ky vendim siguron stabilitet financiar dhe krijon bazë të qëndrueshme për realizimin e projekteve zhvillimore që janë planifikuar. 

“Vendimi i marrë me 10 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim, siguron stabilitet financiar dhe krijon bazë të qëndrueshme për realizimin e projekteve zhvillimore që i kemi planifikuar për vitin e ardhshëm. Kjo na mundëson të vazhdojmë investimet në infrastrukturë, shërbime publike dhe projekte strategjike që përmirësojnë cilësinë e jetës në Kryeqytet.Procesi është përmbyllur nga Komuna e Prishtinës me përkushtim dhe profesionalizëm, duke përgatitur të gjitha dokumentet dhe tabelat e nevojshme në përputhje me kërkesat ligjore”, ka shkruar ai në Facebook.

Rama ka shtuar se Prishtina do të vazhdojë punën duke siguruar që “çdo mjet buxhetor të kthehet në investim konkret”.

Komisioni për Buxhet e ka aprovuar kërkesën e Komunës së Prishtinës që buxheti i aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës të përfshihet në buxhetin për vitin 2026.

Në mbledhjen e Komisionit, në të cilën po shqyrtohet projektligji për buxhetin e këtij viti, që të premten pritet të shqyrtohet në lexim të dytë në Kuvend, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se deri më tani buxhetin e kanë përmbyllur Komuna e Prishtinës dhe Shtimes dhe rekomandimi është që të përfshihen si amendamente.