Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dërguar një kërkesë urgjente kryeministrit në detyrë lidhur me ndarjet buxhetore për 2025. Në kërkesë Rama ka thënë se ministri në detyrë i Financave nuk u është përgjigjur shumë kërkesave paraprake, andaj edhe e ka parë ndërhyrjen e kryeministrit në detyrë të “pashmangshme”.
Rama ka thënë se mungesa e përgjigjes dhe veprimeve ka krijuar bllokadë që po rrezikon funksionimin e shërbimeve publike në kryeqytet.
Ai ka paraqitur dy kërkesa, alokimit e plotë të hyrave vetanake dhe zbatimin e vlerave të miratuara për ndarjen buxhetore 2025.
“Është e papranueshme që qytetarët të bëhen peng i dinamikave politike. Përgjegjshmëria institucionale kërkon veprim të menjëhershëm”, ka shkruar Rama.
Kryetari i kryeqytetit e ka akuzuar në vazhdimësi Ministrinë e Financave dhe ministrin në detyrë, Hekuran Murati, për çështjen e buxhetit të vitit 2025. E Murati ka thënë se faji është te pushteti komunal që e ka vonuar miratimin në Asamble dhe i partive opozitare që më pas nuk e përkrahën formimin e komisioneve parlamentare për të kaluar tutje këtë çështje në Kuvendin e Kosovës.
Edhe
Rama dorëzon në Kushtetuese “kërkesë urgjente” për buxhetin e Prishtinës
Rama një kërkesë të tillë e ka dorëzuar edhe në Gjykatën Kushtetuese të martën.
-
Rama: Përfshirja e buxhetit të Prishtinës në projektligj, hap i rëndësishëm për stabilitet
-
Rama – Muratit: Pse buxheti i Prishtinës po lihet jashtë buxhetit 2026
-
Rama: Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin për Buxhetin nëse nuk përfshihet kryeqyteti
-
Rama: Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin për Buxhetin nëse nuk përfshihet ai i Prishtinës