Një vendim të panevojshëm e ka cilësuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e bllokimit të përkohshëm të TikTokut.
Në podcastin “Flasim”, Rama ka theksuar se masa e ndërmarrë nga qeveria kishte për qëllim mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në internet dhe e arriti qëllimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Ramës, në momentin kur gjykata dha vendimin, çështja ishte zgjidhur në praktikë, pasi pas bllokimit të platformës qeveria kishte hyrë në dialog konstruktiv me kompaninë, që çoi në vendosjen e disa masave të reja për audiencën shqiptare, përfshirë filtra algoritmikë, verifikim të moshës dhe masa kundër gjuhës së dhunës.
“Falë atij bllokimi filtra algoritmik apo të verifikimit të moshës, kemi një sërë masash që lidhen me gjuhën e dhunës, me vetë gjuhën shqipe që s'ishte fare në radarin e TikTok-ut deri në atë kohë dhe kemi realisht një bashkëpunim konstruktiv me platformën, kështu që ndalimi i përkohshëm solli pikërisht të gjitha këto rezultate. Një kompani shumëmiliardëshe erdhi në tryezë bisedimesh me një shtet të vogël, i cili në të gjithë vlerën e vet është nën vlerën e kompanisë dhe nuk është i vetmi shtet”, është shprehur Rama, raportoi A2CNN.
Por pavarësisht kësaj, gjykata arriti në përfundimin se qeveria nuk kishte provuar se bllokimi i platformës ishte mjeti i vetëm efektiv për të adresuar problemin.
Sipas Ramës kritika ndaj institucioneve ndihmon në përmirësimin e cilësisë së tyre.
“Vendimet e gjykatave natyrisht janë për t'u zbatuar, por unë nuk mendoj se vendimet e gjykatave janë në të gjitha rastet edhe për të mos u komentuar sepse them se është mirë edhe për trupën e prokurorit dhe të gjykatësve të Shqipërisë, që të përballen me opinionin e kritikës gjithmonë konstruktive për të përmirësuar dhe ata punën e tyre, pasi të trajtuarit e tyre si “lule mos më prek” edhe pasi kanë përfunduar proceset, nuk ndihmon në përmirësimin e cilësisë së drejtësisë”, ka theksuar Rama.
Ai gjithashtu ka deklaruar se Kushtetuta e Shqipërisë parashikon mbrojtje të veçantë për fëmijët dhe se shteti ka detyrimin të ndërhyjë kur platformat digjitale mund të krijojnë rreziqe për shëndetin dhe zhvillimin e tyre.