Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama: Po diskutojmë uljen e moshës për dënimin penal

edi rama

Kryeministri, Edi Rama në një takim me drejtorët e gjimnazeve të Tiranës, foli në lidhje me masat që duhen marrë për të ndalur valën e dhunës dhe për përgjegjësinë që duhet të marrin edhe prindërit e të miturve që djegin e shkatërrojnë. Ai tha se një opsion është edhe ulja e moshës së lejuar për dënimin penal, që aktualisht është 18 vjeç.

“Po përgatisim një paketë për ata që dhunojnë. Kush dhunon do të ndiqet nga hija e shtetit, që i kërkon një më një dëmshpërblimin. Gjykata, edhe pse në këndvështrimin tim ka lënë për të dëshiruar, i ka konsideruar të gjitha arrestet të ligjshme. Edhe pse në këtë rast, gjykatësit janë të kompleksuar nga trysnia e madhe e kësaj force të verbër. Edhe në rastet e ndalimit të të miturve gjykata ka dhënë vendim të mbikëqyrjes prindërore. Prindi ka përgjegjësinë e vet, edhe pse jemi të vetëdijshëm se në kushtet e veçanta sociale prindërit duhen ndihmuar, por prindërit do të jenë pjesë e përgjegjësisë së dëmit të shkaktuar nga fëmijët e tyre. Nuk ka, je i mitur dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Ulja e moshës për dënimin penal është një aspekt që ne po e studiojmë, siç po bën Europa, por ky është instrument i forcës së shtetit. Ne duam të ndjekim aspektin penal, të familjes që i ka këta fëmijë”, ka thënë ai.

Ka deklaruar se është koha që t’i jepet përgjigje pyetjes se si do të realizohet ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët deri në moshën 16-vjeçare dhe se si dë të adresojnë “gjithë këtë masë agresorësh”.

“Është koha t’i japim përgjigje pyetjes sesi do të realizojmë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët deri 16 vjeç dhe sesi do ta adresojmë gjithë këtë masë agresorësh që përmes rrjeteve sociale kërcënojnë dhe i marrin erëzin e qetësinë familjeve. E di që duhet të largoheni se keni punë më të rëndësishme se të më dëgjoni mua këtu. Keni gjithë solidaritetin dhe mirënjohjen tonë, kur disa pedagogë e konsiderojnë këtë valë dhune si diçka të ngjashme me 1991”, ka thçnç ai ndër të tjera.

Lexo përditësimet tjera
shqiperia

Shqipëria hyn në ditën e tetë të protestave

Protestat e të rinjve në Shqipëri hyjnë sot në ditën e tetë. Ato nisën të martën...