Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama letër të hapur Kurtit, kërkon zhbllokimin e pengesave për Unazën e Prishtinës

Unaza e Prishtines

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një letër të hapur drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Në këtë letër, Rama kërkon që të zhbllokohen të gjitha pengesat për realizimin e Unazës së Prishtinës, në mënyrë që të fillohen punimet pa vonesa.

Sipas Ramës, ky projekt u miratua për financim deri në 206 milionë euro nga Banka Evropiane për  Rindërtim dhe Zhvillim nga të cilat 40% janë fonde grant e për të cilat ka kushtëzime me afate të qarta kohore. Sipas kryetarit të Prishtinës, çdo zvarritje institucionale, rrezikon humbjen e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në emër të qytetarëve të Prishtinës, kërkoj publikisht që Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, këtë projekt nacional ta fus në cilindo cep të “trekëndëshit” Kant, Mill, Aristotel të qeverisjes, por ta zhbllokojë! Kërkojmë që menjëherë të zhbllokohen gjitha pengesat administrative dhe institucionale që po e pengojnë realizimin e Unazës së Prishtinës dhe të mundësojë fillimin e punimeve pa vonesa të mëtejshme”, ka thënë Rama mes tjerash.

Kryetari i Prishtinës në një postim në Facebook, ka thënë po ashtu se projekti i Unazës së Prishtinës nuk është një projekt politik dhe se “nuk i shërben një partie apo një mandati, por zhvillimit afatgjatë të vendit, ekonomisë, mobilitetit urban dhe cilësisë së jetës së qytetarëve”.