Një ditë pasi shprehu qëndrimin se janë të barabartë shqiptarët që kundërshtuan performancën e këngëtarit Goran Bregoviq në Korçë, me serbët që kundërshtojnë Dua Lipën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar me qasjen e njëjtë.
Ai këtë e ka quajtur histeri fashiste.
Duke thënë se me postimin e djeshëm në Facebook nuk ka barazuar këngëtarët në fjalë, Rama ka shtuar se “janë të barabartë krejt ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër!”
“Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër! Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s'mund të jetë kurrë shembëlltyrë urrejtjes!” ka shkruar ai si përgjigje komentuesve që i reaguan në postimin e së hënës.
-
Rama i quan mendjefikur ata që kritikuan ardhjen e Goran Bregoviqit në Korçë
-
Ndaj komenteve në foton me xhudistet, Rama reagon me kritika politikës kosovare
-
Berisha për deklaratën e ministres serbe: Rama nuk reagon sepse po mbron Vuçiçin
-
Rama për Paunoviqin: Nuk reagojmë sa herë flet ndonjë çyryk nga Beogradi
-
Edi Rama akuzon Vetëvendosjen për përfshirje në protestat në Shqipëri