Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se për deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, ka reguar ministri i Punëve të Jashtme dhe sipas tij kushdo që kërkon që Qeveria e Shqipërisë të bëhet kor histerik, ka ngatërruar adresë.
Ministrja serbe, Paunoviq ka thënë se po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta pastronte etnikisht Kosovën.
Pas kësaj, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, e pati quajtur të papranueshme, tronditëse dhe fyerje për viktimat e luftës deklaratën e Paunoviqit.
“Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë. Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh”, ka thënë Rama përmes një postimi në “X”.
Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten…
Në seancën së enjtes të Kuvendit të Shqipërisë kjo çështje ka shkaktuar përplasje mes deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla.
Muçi kërkoi që kryeministri Edi Rama të mbajë qëndrim publik duke e cilësuar “spastrimin etnik” si krim njerëzor, teksa e akuzoi qeverinë për heshtje ndaj deklaratës fashiste.
Edhe
Bajrami alarmon Sorensenin për deklaratat e Paunoviqit: Shkelje e qartë e Marrëveshjes së Brukselit
Edhe ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kërkuar reagim më aktiv nga Shqipëria ndaj deklaratave fashiste të ministres serbe Snezana Paunoviq.
Sveçla deklaroi se pret më shumë sepse edhe në vetë Kushtetutën e Shqipërisë është obligim mbrojtja e shqiptarëve dhe interesave të tyre.
-
Kos e habitur që Paunoviqi vazhdon të jetë ministre
-
Britania për deklaratat e ministres serbe: Të neveritshme, synojnë nxitjen e tensioneve
-
Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiqit pas deklaratës për “spastrimin etnik të Kosovës”
-
Sveçla kërkon reagim konkret e më aktiv të Shqipërisë kundër deklaratës së ministres serbe