Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se ka marrë ftesën nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes në Washington.
Ai ka thënë se Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim ... Dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi, ku Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe ku Shqipëria nuk do të kontribuojë me para për t’u anëtarësuar apo për të qëndruar si anëtare e përhershme, por kontribuon me dinjitetin dhe me atë që e ka bërë të respektohet ndërkombëtarisht dhe të ftohet, deri në këtë nivel kaq të lartë të diskutimit mbi të ardhmen e paqes”, tha Rama. /TCH
Kosova është përfshirë në grupin e 19 shteteve që do të jenë pjesë e Bordit të Paqes, i themeluar dhe i drejtuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në ceremoninë e zyrtarizimit të kësaj organizate ndërkombëtare mbajtur në Davos të Zvicrës ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.