Anëtarët e task forcës komunale të Rahovecit për zhvillimin e aksionit kombëtar ”Ta pastrojmë Kosovën” kanë mbajtur takim për koordinimin dhe zhvillimin e këtij aksioni.
Smajl Latifi, kryetar i Komunës, bëri thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë në këtë aksion, ndërsa Përparim Krasniqi, kryesues i task forcës, njoftoi se aksioni fillon simbolikisht më 15 shtator, ndërsa do të zgjasë deri më 15 dhjetor 2018.
Drejtorët e drejtorive komunale, të cilët edhe janë pjesë e kësaj task force, u zotuan se do të jenë edhe vetë pjesë e këtij aksioni.
Artikuj të ngjashëm
-
Ferizaj gati për aksionin e gjerë “Ta pastrojmë Kosovën”
-
Në Mitrovicë mirëpritet aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”
-
Aksioni i Task Forcës për ta pastruar Kosovën nis më 15 shtator, zgjat 3 muaj
-
Komuna e Rahovecit i ka filluar përgatitjet për festimin e Ditës së Pavarësisë
-
Gjilani thotë se do të bëjë organizim masiv për pastrimin e qytetit