Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Rahovecit i ka filluar përgatitjet për festimin e Ditës së Pavarësisë

Komuna e Rahovecit i ka nisur përgatitjet për festimin e 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi ka caktuar Këshillin Organizues për 17 Shkurtin-Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këshilli përbëhet nga anëtarë të ekzekutivit dhe legjislativit komunal, zyrtarë komunal të sektorëve të kulturës, rinisë dhe sportit, OJQ , OVL e UÇK-dega në Rahovec, ndërsa do të kryesohet nga nënkryetari, Fatmir Iska.

Në takimin e parë të këtij këshilli që u mbajt sot janë shqyrtuar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin sa më të mirë të kësaj ngjarjeje historike, ku janë diskutuar idetë dhe aktivitetet që do të organizohen për nder të 17 Shkurtit-Ditën e shpalljes së Pavarësisë.

Takimi i radhës u caktua për datën: 7 shkurt, në ora 11:00.