Arbëri

Agjenda shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Foto: Driton Paqarada / KD

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Zyra e Kryeministri e ka publikuar agjendën shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Programi i manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së
Kosovës

Agjenda:  

7:00 -   Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës (Oborri i Qeverise)
7:20 -   Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës (Ndërtesa e Qeverisë)
7:30 -   Nderime te Monumenti i të Pagjeturve (Sheshi "Ibrahim Rugova")
7:35 -   Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë (Oborri i Presidencës)
8:00 -   Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova (Varrezat në Velani)
8:10 -   Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi (Varrezat në Velani)
9:00 -   Homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz (Prekaz)
10:30 - Seancë solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës (Kuvendi i Kosovës)
11:25 - Nderime te Monumenti Heroinat (Rr. Luan Haradinaj)
11:30 - Parakalimi i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës
(Rr. Luan Haradinaj)
17:30 - Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri i
Republikës së Kosovës
20:00 - Koncert solemn i Filharmonisë së Kosovës (Salla e Kuqe - Pallati i Rinisë)