Mitrovica ka mirëpritur projektin “Ta pastrojmë Kosovën”. Kështu doli nga takimi i kryetarit të kësaj komune, Agim Bahtiri, me përfaqësues të institucioneve të ndryshme, kompanive publike, shoqërisë civile, komuniteteve fetare, i thirrur me qëllim të bashkërendimit të e aktiviteteve për pastrimin e hapësirave publike në këtë komunë.
Ai kërkoi që të gjithë të mobilizohen për daljen sa më masive në aksionin për ta pastruar qytetin e Mitrovicës, që do të organizohet të dielën, më 16.10.2018, për dallim nga qytetet tjera që aksionin do ta organizojnë një ditë më parë.
Në takim u bisedua edhe për aktivitetin tjetër, po ashtu të rëndësishëm, “Java e Lëvizshmërisë në Republikën e Kosovës” , që do të mbahet po në të njëjtën ditë. Ky aktivitete do të fillojë para ndërtesës komunale dhe do të shtrihet në hapësira të ndryshme të qytetit.
Aktiviteti ka të bëjë me shfrytëzimin sa më pak të mundshëm të automjeteve në këtë ditë dhe lëvizshmërinë sa më të madhe të qytetarëve këmbë ose me biçikleta, prandaj edhe apelohet tek qytetarët që të marrin pjesë sa më masivisht në të.
-
Matoshi e Bahtiri largojnë mbeturinat vetëm deri te Ura e Ibrit
-
Rahoveci është gati për aksionin ”Ta pastrojmë Kosovën”
-
Bahtiri kërkon nga drejtorët që Mitrovicën ta bëjnë qytetin më të pastër në Kosovë
-
Nis “Java e Pastrimit me Unitetin” në Vushtrri
-
Gjilani thotë se do të bëjë organizim masiv për pastrimin e qytetit