Shoqata e radio taksive, në shenjë pakënaqësie për mos krijimin e kushteve për punë nga ana e Komunës së Prishtinës, për tri ditë rresht do të protestojë para objektit të kësaj të fundit.
Vendimi për protesta është marrë javën e kaluar nga Shoqata e radio taksive.
Protestat mbahen prej datës 15 deri 17 qershor, ku 50 vetura të auto-taksive do të parkohen përreth objektit të komunës pa e penguar komunikacionin, nga ora 11:00 deri në orën 12:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Radio-taksitë në Prishtinë protestojnë, ankohen se kryetari Ahmeti nuk po ua dëgjon kërkesat
-
Taksistët “bllokojnë” Komunën e Prishtinës, kërkojnë kushte
-
Protestojnë punëtorët e “Prishtina Parkingut”, kërkojnë kushte më të mira të punës
-
Transportuesit urbanë protestojnë edhe sot
-
Transportuesit urbanë protestojnë edhe të hënën