Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike ka ngritur alarmin për qytetarët, duke paralajmëruar për një valë SMS-esh mashtruese që po qarkullojnë në Kosovë dhe që kanë për synim mashtrimin financiar të qytetarëve.
Sipas njoftimit të njësitit, qytetarët kanë filluar të marrin mesazhe nga numra të huaj, në të cilët pretendohet se “automjeti juaj është regjistruar nga pajisjet e sigurisë” dhe se duhet të paguani një gjobë për shkelje në trafik. Mesazhet përmbajnë linke të shkurtuara mashtruese (URL), që sipas autoriteteve nuk duhet të klikohen në asnjë rrethanë.
Kjo njësi sqaron se institucionet zyrtare nuk dërgojnë SMS për pagesa të tilla dhe bëri thirrje për vigjilencë maksimale.
“Ju lusim të mos klikoni në URL që vijnë përmes mesazheve të tilla. Në asnjë rast nuk dërgohen mesazhe SMS ku kërkohet pagesa e gjobave në trafik”, thuhet në njoftim.
Të gjithë qytetarët që pranojnë mesazhe të tilla, ftohen t’i raportojnë menjëherë në adresën zyrtare të KOS-CERT: [email protected], për të mundësuar marrjen e masave të menjëhershme për bllokim dhe hetim.

-
Policia paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese në emër të institucioneve të Kosovës
-
"Përditësimi i të dhënave” dhe “Gjoba në trafik”, ARKEP-i alarmon për mashtrime përmes SMS-ve
-
Qarkullimi i mesazheve mashtruese për gjoba trafiku, Policia e Kosovës del me njoftim
-
Policia bën thirrje për kujdes, thotë se është rritur numri i mashtrimeve përmes SMS-ve
-
Qytetarëve po u dërgohen SMS të dyshimta, Posta bën thirrje për kujdes