Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Qarkullimi i mesazheve mashtruese për gjoba trafiku, Policia e Kosovës del me njoftim

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese që po qarkullon përmes mesazheve SMS. 

Policia ka thënë se nëpërmjet SMS-ave po pretendohet rrejshëm për gjoba trafiku dhe kinse janë dërguar nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të mos hapin vegëzat, për të cilat kanë thënë se janë mashtrim. 

“Policia e Kosovës thekson nuk ka dërguar mesazhe të tilla si dhe. U bëjmë thirrje qytetarëve që: të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë; të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare; të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve; t’i fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe fton qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.