Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët me protesta kërkojnë asfaltimin e rrugës Kijevë-Malishevë

Rruga rajonale Malishevë – Kijevë, ka qenë jo e qarkullueshme për dy orë mëngjesin e së mërkurës, raporton KTV.

Banorët e afër 20 fshatrave që i lidh kjo rrugë me qytetin e Malishevës, të revoltuar, kanë bllokuar hyrjet. Kjo për shkak se ka pesë muaj që kur ka nisur asfaltimi i 12 kilometrave dhe ende nuk ka përfunduar.

Protestuesit, duke u ankuar se mosasfaltimi i rrugës u ka shkaktuar dëme të mëdha, kërkuan që sa më shpejt të nisin punimet.

Pas dy orë të protestës, protestuesit u nisën drejt komunës.

Para tyre doli kryetari Ragip Begaj, të cilit banorët i kërkuan llogari pse rruga ka mbetur në gjysmë.

Edhe Banorët protestojnë për rrugën Kijevë-Malishevë Arbëri Banorët protestojnë për rrugën Kijevë-Malishevë

Ndërkaq, në Ministrinë e Infrastrukturës kanë thënë se brenda javës do të nisin punimet.