Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët protestojnë për rrugën Kijevë-Malishevë

Banorët e fshatrave që jetojnë përgjatë rrugës Kijevë-Malishevë kanë protestuar në shenjë pakënaqësie, për vonesën e shkaktuar në rregullimin e kësaj rruge, e cila është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

Muaj më parë, Ministria e Infrastrukturës ka filluar punimet në riparimin e kësaj rruge, por ende nuk ka përfunduar rregullimi i saj.

Banorët që kanë protestuar sot janë takuar edhe me kryetarin dhe nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përkatësisht Hajdin Berisha. Ata kanë sqaruar banorët se kanë biseduar me ministrin Pal Lekaj, dhe ky ka premtuar se brenda javës do të fillojnë punimet.

Protestuesit kanë deklaruar se nëse brenda 30 ditëve nuk përfundojnë punimet, atëherë do t’i bllokojnë magjistralet Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë Prizren.

Artikuj të ngjashëm