Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët akuzojnë institucionet se nuk po ndërmarrin asgjë kundër ndotjes së ajrit

Ndotja e ajrit ka qenë në shkallën më të rrezikshme të shtunën mbrëma në Prishtinë.

Sipas matësit të Ambasadës amerikane, cilësia e ajrit atë ditë ka arritur deri në shkallën 432 dhe kjo konsiderohet tejet e pashëndetshme , raporton KTV.

Qytetarët thonë se e kanë shumë të vështirë qarkullimin këto ditë.

Ata kanë akuzuar institucionet relevante se nuk po ndërmarrin asgjë për parandalimin e ndotjes së ajrit.

Kohavisioni ka pyetur Ministrinë e Mjedisit për masat që duhet të merren në ditët kur ndotja e ajrit është alarmante, por ata kanë dërguar vetëm raportin mbi cilësinë e ajrit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për 29 e 30 nëntor dhe ditën e parë të dhjetorit.

Sipas këtij raporti, më 1 dhjetor është shënuar ndotja më e madhe e ajrit.

Edhe Rritet ndotja e ajrit gjatë dhjetorit Arbëri Rritet ndotja e ajrit gjatë dhjetorit

Kryeqyteti, edhe vitin e kaluar, është përballur me ndotje alarmante të ajrit.

Ministria e Mjedisit ka krijuar task-forcën për trajtimin e problemeve me ndotjen e ajrit.