Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, ka thënë se afati prej 48 orësh i dhënë nga presidenti Hashim Thaçi ndaj Albin Kurtit për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përveçse është i rrezikshëm, ai i hap edhe rrugë dështimit të Kurtit për t’u bërë kryeministër.
Në një prononcim për Koha.net, Qorrolli po ashtu ka thënë se nëse brenda 15 ditësh, Kurti dështon të arrijë marrëveshje me LDK-në, “dhe siç duket s'do ketë sukses për arsye të ndryshme, atëherë Presidenti Thaçi do e kërkojë mandatarin e dytë tek LDK-ja, pasi që Vetëvendosja nuk po arrin ta sigurojë besimin e partisë së Isa Mustafës”.
Ai ka paraparë edhe skenarë tjerë të gjendjes momentale politike.
“Skenari i parafundit: marrëveshje për një qeveri të gjerë (sic!) LDK-PDK-AAK-NISMA, plus pakicat por, pa Vetëvendosjen. Dhe skenari i fundit: zgjedhje të reja - pasi Kushtetuta thotë që në rast se brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria - atëherë shpërndahet Kuvendit”, ka theksuar Qorrolli për Koha.net.
-
Dy javë afat për krijimin e Qeverisë Kurti
-
Kurti edhe 10 ditë kohë ta bëjë shumicën, PDK-ja e bindur që vendi shkon në zgjedhje
-
Qorrolli pret zgjedhje e jo që Kuvendi të arrijë të zgjedhë president të ri
-
Qorrolli: Në Kosovë ka shantazh të demokracisë, Thaçi po ngutet që Kurti të largohet nga pushteti
-
Thaçi ia kërkon edhe njëherë Kurtit mandatarin për Qeverinë e re