Vigan Qorrolli, profesor i të drejtës ndërkombëtare, ka thënë se nuk pret që skena politike në Kosovë brenda gjashtë muajve sa Vjosa Osmani të jetë ushtruese detyre e presidentes, të ketë pajtim për një president të ri.
Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit për të shkuar drejt Hagës pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale, Qorrolli ka thënë se prilli i vitit të ardhshëm mund të jetë koha më e përshtatshme për zgjedhje.
“Në këtë situatë deri më 5 prill e kemi zonjë Osmani. Nëse më 6 prill nuk kemi president shpërbëhet Kuvendi. Nuk ka mundësi të ketë zgjidhje nëse deri më 5 prill gjendet konsensusi për zgjedhjen e Ramush Haradinajt (që ka shpallur kandidaturën). Por unë më afër i shoh zgjedhjet e reja sesa këtë mundësi dhe kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin. Afërsisht prill do të mund të jetë e përshtatshme për organizimin e zgjedhjeve, kemi sfida me pandeminë, sfida ekonomike dhe të drejtohen njerëzit drejt kutive duhet të shihet si do të rrjedhin ngjarjet. Ashtu kështu kanë pas me zgjedh. Këtij kuvendi i ka humbur legjitimitetit, e mbi të gjitha etika e punës. Aty ka fyerje, ka mllefe, egocentrizma por nuk ka punë. Sa më shpejtë të ikën dhe të zgjidhet i riu”, ka thënë ai në Specialen e KOHËS pasi u konfirmuan aktakuzat ndaj Thaçit e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
-
Qorrolli: Secili kandidat i LVV-së e mund pa balotazh Osmanin
-
Qorrolli: Vendi shkon në zgjedhje nëse pas 6 prillit s’fillohet me procedurat për zgjedhjen e presidentit
-
Pas zgjedhjeve, partive u mbeten 3 muaj kohë për zgjedhjen e presidentit
-
Sfiduese rruga deri në konstituimin e Kuvendit, Qeverisë e presidentit
-
Propozimet për presidentin e ri mund të procedohen qysh tash në Kuvend