Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, u është drejtuar partive të opozitës pasi që Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar dhe se Qeveria është zgjedhur në mënyrë kushtetuese.
Ai ka thënë se tani ose duhet zgjedhur presidentin ose vendi shkon në zgjedhje.
Sipas tij nëse vendi shkon në zgjedhje atëherë përgjegjëse është opozita.
“Gjykata Kushtetuese e tha shumë qartë: Kuvendi është legjitim dhe Qeveria është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën. Brenda dy javësh, deri më 6 tetor, duhet të zgjidhet Presidenti i Republikës. Pra, PDK, LDK e AAK: ose ulemi, votojmë dhe e përmbyllim këtë proces institucional, ose vendi shkon në zgjedhje në mesin e nëntorit. Hajdeni ta zgjedhim presidentin. Nëse jo, vetëm ju jini përgjegjës...”, ka shkrua Qorrolli.
Reagime pas vendimit të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
Gjykata Kushtetuese në vendimin e publikuar sot në përgjigje të kërkesave të dorëzuara nga Partia Demokratike...-
PDK-ja kërkon mbledhjen e menjëhershme të Kuvendit. LVV-ja fajëson opozitën nëse shkohet në zgjedhje
-
Qorrolli: PDK-ja kishte presion më të madh se ne, ajo kishte ligjin e ne s’dëshironim zgjedhje
-
Cakolli: Vetëm së paku 10 deputetë mund ta kontestojnë drejtpërdrejt zgjedhjen e presidentes
-
Edhe VV-ja i drejtohet Kushtetueses për kompetencat presidenciale pas skadimit të mandatit
-
Qorrolli: Sot nuk është dita për ta çuar vendin në prapakthim