Askund nuk ishte e paralajmëruar që presidenti i vendit Hashim Thaçi të mërkurën do ta përuronte Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.
Këtë përurim, opozita e kësaj komune nuk e sheh fare të nevojshme pasi siç thonë zyrtarë të LDK-së, QKMF-ja ka filluar punën që para gjashtë muajsh dhe presidenti me këtë rast i ka kontribuuar PDK-së në fushatë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Fejzullahut, Qendra e Mjekësisë Familjare në Skenderaj është ndërtuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila deri tash ishte e udhëhequr nga LDK-ja.
Zëdhënësi i komunës së Skenderajt, Hajriz Koci, është shprehur se QKMF-ja është përuruar tërësisht nga presidenti Thaçi, pasi deri dje, nuk ishte në funksion, komplet objekti.
E askush nga presidenca nuk ka dhënë ndonjë koment për këtë. Ndërkaq mbrëmë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në iftarin e organizuar nga OVL e UÇK-së në Skenderaj.
