Me një fotografi të heroit kombëtar Adem Jashari në mes, dhe fotografinë e tij në anën tjetër, kreu i shtetit Hashim Thaçi, ka zgjedhur pikërisht një ditë para zgjedhjeve që të marrë pjesë në një darkë me veteranët e UÇK-së në Drenas.
Ka qenë Hysni Gucati ai që ka dhënë lajmin për këtë darkë të përbashkët me presidentin Thaçi.
“Sonte në Drenas në Iftar me Presidentin dhe me veteranët dhe Kryesinë e OVL së UÇK-së”, ka shkruar Gucati, teksa ka shpërndarë edhe fotografitë.
Mbrëmë Thaçi kishte marrë pjesë në iftar me veteranët në Skenderaj. Derisa gjatë ditës, po në këtë qytet ka marrë pjesë në inaugurimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare e cila siç raportoi sonte KTV-ja, ishte në funksion prej 9 muajsh. Opozita atje e ka akuzuar Thaçin për përfshirje të drejtpërdrejt në fushatë, gjë që ia ndalon Kushtetuta e vendit.

-
Thaçi në fushatë, iftar me veteranët në Skenderaj
-
Haradinaj shtron iftar për mbi 50 persona në një sallë dasmash
-
“Një mëngjes mes miqsh”: Thaçi – Veseli – Haradinaj
-
Thaçi i konsideron veteranët shembull të sakrifikimit për ideale e lirinë tonë
-
Përurohen shtatoret e Shaban, Hamëz e Adem Jasharit në Drenas