Kreu i shtetit dhe dy drejtuesit e partive PDK dhe AAK, kanë lënë inatet mes vete. Mëngjesin e së enjtes e hëngrën bashkë, siç thonë nga PDK-ja, “si miq”.
Presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u takuan për të ngrënë mëngjes.
Një burim brenda PDK-së, i tha KOHËS se takimin e zhvilluan në restorantin Tiffany në kryeqytet, porse “pa ndonjë agjendë politike”.
“Ishte veç mëngjes privat. Pa ndonjë agjendë politike”, tha burimi.
Jo të rralla kanë qenë përplasjet e tre politikanëve të përmendur.
Edhe
Darka e refuzuar
Ky mëngjes mes tyre vjen në kohën kur është rritur presioni ndaj Qeverisë Hoti, pjesë e së cilës është AAK-ja.
AAK-ja në vazhdimësi po kërkon postin e presidentit, ndërkaq nga PDK-ja, me gjithë kritikat, kanë thënë se s’do të bëhen pjesë e qeverisë aktuale.
-
PDK-ja e AAK-ja nuk takohen me presidenten Osmani, japin arsyetime të ndryshme për moszhvillimin e tij
-
Kryeministria: Haradinaj deshi të takohej me Kurtin në 9:00, qëndroi tre minuta në holl dhe u largua
-
Haradinaj: PDK-ja po na nguc, unë nuk ua kthej pasi Thaçi e Veseli nuk janë këtu
-
Thellohet ngatërresa rreth postit të presidentit