Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi i konsideron veteranët shembull të sakrifikimit për ideale e lirinë tonë

Foto: Facebook / Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot në Ditën e Veteranit theksoi se veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe heronjtë e saj janë shembull i sakrifikimit për ideale dhe për lirinë e popullit tonë.

Thaçi në një postim përmes rrjetit social Facebook ua uron Ditën veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit:

“Në këtë 30 dhjetor, si në çdo fundvit tjetër, i nderojmë ata që bënë të mundur ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë tonë, veteranët e luftës sonë çlirimtare.

Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.

Edhe Osmani: Përulemi para veprës heroike të veteranëve të UÇK-së Arbëri Osmani: Përulemi para veprës heroike të veteranëve të UÇK-së

Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe heronjtë e saj, janë shembull i sakrifikimit për ideale dhe për lirinë e popullit tonë.

Urime Dita e Veteranit, të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”.