Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Veteranit të UÇK-së, ka thënë se kujtojnë me respekt të gjithë ata djem e vajza të Ushtrisë Çlirimtare, të cilët e bën të mundshme lirinë.
“Sot kujtojmë edhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familje, i cili më 30 dhjetor të vitit 1991 pati betejën e parë me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar fillet e rezistencës së armatosur dhe njëherit paralajmërimin e lirisë sonë”, ka shkruar Osmani.
Sipas saj sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së, do të shërbejë si udhërrëfyes për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë, siç ka thënë, të fituar me mund.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani: Përulemi para burrave e grave që u ngritën kur liria ishte vetëm ëndërr
-
Osmani ndan mbi 200 dekorata, nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit
-
Përvjetori i bombardimeve të NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë
-
Prekazi ua rikujtoi liderëve çmimin e lartë që u pagua për shtetin
-
Homazhe në Prekaz në nder të Epopesë së UÇK-së