Presidentja Vjosa Osmani teksa ka uruar 28 Nëntorin, ka thënë se kjo ditë është edhe kujtim i sakrificave për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.
Osmani ka përmendur tri momentet historike që janë simbiozë e 28 Nëntorit.
“Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona. 28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë. 28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari!”, ka shkruar presidentja.
Kurti uron 28 Nëntorin me projektin e kompleksit “Adem Jashari”
Kryeministri Albin Kurti ka uruar 28 Nëntorin, Pavarësinë e Shqipërisë, me projektin i cili do të...-
Kurti uron 28 Nëntorin me projektin e kompleksit “Adem Jashari”
-
Konjufca: 28 Nëntori është dita më përbashkuese e popullit shqiptar
-
Osmani: Ngjarjet e nëntorit përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare
-
Osmani: Do të bëjmë çmos që shqiptarët kudo që jetojnë t’i kenë të drejtat e garantuara
-
Osmani nga Prekazi: Të reflektojmë për sakrificat që kanë bërë të gjithë heronjtë